Zvicra ndan 32 milionë euron donacion për Kosovën

Autori:Gazeta Fjala

download-3-4-650x358

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur në një takim njoftues  Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, me të cilit diskutuam progresin e  projekteve në trajtimin e ujërave të zeza si dhe problemet me menaxhimin e ndërmarrjeve  publike.

 Me këtë rast ministri Lluka ka njoftuar Ambasadorin zvicerian me projektet dhe 
prioritetet e ministrisë që ai drejton.
Ministri ka falënderuar Ambasadorin Lebet për mbështetjen që shteti zviceran i ka dhënë 
dhe po i jep Kosovës në këto vite, duke u fokusuar në investimet që ky shtet ka bërë në  
sektorin e ujerave. Ai u shpreh optimist se investitorët zviceranë do të shohin Kosovën si 
vend me interes për të investuar. 
 
Sektori i furnizimit me ujë dhe trajtimi i ujrave të përdorura është ndër komponentët 
kryesorë të bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Por përveç ndihmës të 
drejtëpërdrejt ne kemi nevojë që investitorë zviceran të vijnë më shumë dhe të investojnë 
në fusha të ndryshme. Sektori i energjisë, minierave dhe teknologjisë informative duhet të 
jenë atraktiv për investitorët zvicerian dhe ne presim që një gjë e tillë të ndodhë sa më 
parë”, tha ndër të tjera Lluka. 
 
Nga ana e tij Ambasadori Jean –Hubert Lebet, ka rikonfirmuar mbështetjen e tij për 
projektet, të cilat do të lehtësojnë jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke 
shtuar se Zvicra do të vazhdojë  ndihmojë Kosovën në rrugën e saj drejt zhvillimit 
ekonomik.        
qytetarët e Kosovës. Ne sapo kemi aprovuar pakon e radhës me vlerë rreth 32 milionë 
euro në formë të donacionit për Kosovë e që do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve  
jetesës së kosovarëve siç është sektori i ujërave dhe trajtimin e ujërave të përdorur”, ka 
thënë ambasadori Lebet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/zvicra-ndan-32-milione-euron-donacion-per-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala