Zvicra do të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës

Autori:Gazeta Fjala

Veseli_ambasadori_zviceran_2-690x380

ryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës deh Zvicrës.

Kryeparlamentari Veseli e ka falënderuar ambasadorin Jean-Hubert Lebet për përkrahjen e vazhdueshme që shteti zviceran ka dhënë dhe po jep për Kosovën.

Veseli tha se Institucionet e Kosovës janë duke u angazhuar për të përmirësuar klimën e të bërit biznes në Kosovë.

“Kosova ka nevojë që investitorë zviceran të vijnë më shumë dhe të investojnë në fusha të ndryshme. Presim që një gjë e tillë të ndodhë sa më parë”, tha ndër të tjera kryeparlamentari Veseli.

Kryetari Veseli po ashtu ka diskutuar me ambasadorin zviceran për fushën e sundimit të ligjit, duke shprehur kështu përkushtimin e institucioneve për luftë më të rreptë ndaj dukurive negative.

Nga ana e tij, ambasadori i ri zviceran Jean-Hubert Lebet, e falënderoi kryeparlamentarin Veseli për mikpritjen.

Ai e ritheksoi qëndrimin e shtetit zviceran në mbështetje të Republikës së Kosovës, ndërsa u shpreh optimist se investitorët zviceranë do të shohin Kosovën si vend me interes për të investuar.

Lebet tha se shteti zviceran do të vazhdojë bashkëpunimin dhe mbështetjen për institucionet dhe qytetarët e Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/zvicra-do-te-vazhdoje-mbeshtetjen-ndaj-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala