Zvicra do të jetë më e shtrenjtë në vitin 2015

Autori:Zekirja Shabani

decrease-170041-640x480

Në fillim të 2015-ës me dhjetëra ligje dhe rregullore të reja do të hyjnë në fuqi në Zvicër. Disa nga ndryshimet e ligjeve do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në xhepin e qytetarëve

Çmimet e energjisë elektrike do të rriten me rreth 5 për qind. Arsyeja për këtë është kostoja për rrjetin e ngarkuar. Fatura e energjisë elektrike do të rritet kështu për një familje mesatarisht për 42 franga.

Premitë e sigurimeve shëndetësore do të rriten mesatarisht prej 4 për qind, por do të ketë dallime të mëdha regjionale. Përveç kësaj, 800 milionë franga zvicerane do të rishpërndahen, sepse të siguruarit gjatë periudhës 1996-2013 kanë paguar më shumë ose më pak në disa kantone zvicerane, shkruan albinfo.

Të rinjtë nuk do të paguajnë kontribute për AHV nga viti i ardhshëm, nëse ata nuk fitojnë më shumë 750 franga në vit.

Deri në shkurt 2015, SBB është duke testuar një të ashtuquajtur abonoment gjeneral “GA” i natës. Kjo biletë është valide vetëm nga ora 19 deri në përmbylljen e punës në gjithë rrjetin. Kjo “GA” për klasën e 2-të kushton 490 franga dhe është e vlefshme për gjashtë muaj. Pilot projekti do të zgjasë deri në tetor.

Pensionistët AHV dhe IV do ta dinë se sa para kanë në xhepat e tyre nga viti i ardhshëm. Pensioni minimal AHV dhe IV do te pësojë rritje për 5 franga, në 1175 franga në muaj, pensioni maksimal është rritur me 10 franga në 2350 franga

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/zvicra-do-te-jete-me-e-shtrenjte-ne-vitin-2015/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala