Zvicra alarmohet nga sëmundja vdekjeprurëse që vjen nga dushi

Autori:Gazeta Fjala

dush-600x330

Një sëmundje e rrezikshme e mushkërive ka shqetësuar zviceranët me rritjen e madhe të numrit që ka pasur kohëve të fundit. Është fjala për “Sëmundjen e legjionarëve” nga e cila gjatë vitit 2017 janë prekur 500 persona, që është për 35% më shumë se një vit më parë, shkruan sonntagsblick dhe e citojnë të gjitha mediet zvicerane sot.

Afërsisht pesë deri dhjetë për qind të infektimeve përfunojnë me vdekje.

Në Zyrën Federale për Shëndetësi (BAG) shprehin shqetësim për shtimin e rasteve të regjistruara me këtë sëmundje, ndërkohë që dyshohet se mund të ketë edhe një shifër më të lartë të rasteve të paregjistruara. Me fjalë tjera, janë evidentuar vetëm rastet e rënda, që kanë përfunduar në spital, transmeton albinfo.ch.

BAG ka ngritur një “Task Force” për të adresuar këtë shqetësim.
Bakteriet që shkaktojnë këtë sëmundje grumbullohen në instalimet që kanë të bëjnë ngrohjen e ujit si në dushe apo në wellnes si dhe në aparaturat që sigurojnë lagështinë e ajrit.

Nga BAG këshillojnë që uji nëpër boilerë (kaldaja) të ngrohet mbi 60 gradë pasi që bakteriet që shkaktojnë sëmundjen, shtohen më së shumti në temperaturat 25-40 gradë të ujit, përcjell albinfo.ch. Po ashtu rekomandohet që gypat që bartin ujë të ngrohtë, të shpërlahen rregullisht.

Përkundër shqetësimit me rritjen e numrit të të prekurve nga sëmundja, në BAG thonë se nuk ka ndonjë gjendje akute që do të kërkonte ngritje të shkallës së alarmit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/zvicra-alarmohet-nga-semundja-vdekjeprurese-qe-vjen-nga-dushi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala