Zjarri e lë pa shtëpi familjen Bashota nga Komorani

Autori:Zekirja Shabani

shtepia_1544038709-5509411

Pos mjeteve të punës, gjithçka tjetër u bë shkrumb e hi.

Si pasojë e zjarrit, mëngjesin e të mërkurës, familja Bashota nga fshati Komoran i Drenasit mbeti pa shtëpi.

Kryefamiljari Bedri Bashota, që thotë se mezi e ndërtuan atë, dyshon se flakët që ia dogjën pronën u shkaktuan nga energjia elektrike, njofton Klan Kosova.

Gjatë ditës aty erdhi edhe komisioni i veçantë për vlerësim të dëmeve nga KEDS-i, por që nuk pranuan të flasin për Klan Kosovën.

E Familja Bashota thonë se nuk kanë nga t’ia mbajnë në këto ditë të ftohta dimri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/zjarri-e-le-pa-shtepi-familjen-bashota-nga-komorani/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala