Zjarret shkrumbojnë Kaliforninë

Autori:Gazeta Fjala

auto-auto-kaliforni15078199381507875225-1_1507876632-1666250

Autoritetet kaliforniane urdhëruan evakuimin e një qyteti të tërë, për shkak të përkeqësimit të situatës së zjarreve, që i kanë marrë jetën të paktën 26 personave.

Të gjithë banorët e Calistogas, në kontenë Napa, u udhëzuan të largoheshin. Shefi i zjarrfikësve të këtij shteti, Ken Pimlot paralajmëroi se thatësira dhe erërat do të vazhdojnë të kontribuojnë në përhapjen e flakëve.

Sipas tij, bilanci i viktimave mund të rritet edhe më tej. Rreth 60 të burgosur iu bashkuan zjarrfikësve në luftën kundër flakëve.

Mëngjesin e së enjtes, sherifi i kontesë tjetër të prekur, asaj Sonoma, deklaroi se 463 vetë vazhdojnë të mungojnë në apel. 900 persona u raportuan të zhdukur, që prej nisjes së zjarreve në rajonin e njohur për prodhimin e verës, mbrëmjen e së dielës, por shumë prej tyre janë lokalizuar.

Flakët e përhapura nga erërat deri në 80 km në orë dogjën më shumë se 3.500 godina e banesa dhe shkrumbuan 69 mijë hektarë tokë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/zjarret-shkrumbojne-kalifornine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala