Zidane: Unë vendos a do të luaj Ronaldo ndaj Barcelonës

Autori:Gazeta Fjala

zizu_1502535313-1198192

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka folur për ndeshjen e parë ndaj Barcelonës, e cila luhet nesër në Camp Nou, në kuadër të Superkupës së Spanjës

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, nuk e ka përjashtuar mundësin që Cristiano Ronaldo të luajë nga minuta e parë ndaj Barcelonës,  në kuadër të Superkupës së Spanjës.

“Ne jemi të gjithë të mirë. Gjithkush dëshiron të luajë dhe kjo është e mirë, por unë kam për të zgjedhur”, ka deklaruar Zidane.

“Cristiano është gati. Ai ka pasur një pushim, por në pesë ditët e fundit ka punuar shumë fizikisht dhe është i gatshëm për të luajtur me ne”, ka theksuar Zidane.

Zidane ka thënë se do të dëshironte që finalja e Superkupës ta kishte vetëm një ndeshje, dhe jo dy siç është në Spanjë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/zidane-une-vendos-a-do-te-luaj-ronaldo-ndaj-barcelones/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala