Zidane: Neymari është i pazëvendësueshëm

Autori:Gazeta Fjala

ne_1502547224-3851390

Zidane ka lavdëruar Neymarin, për të cilin thotë se është i pazëvendësueshëm.

Pak ditë pas largimit nga “Camp Nou”, Neymari ka marrë lëvdata nga trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Për shkak të rivalitetit, Zizu nuk fliste shumë kur braziliani ishte në Barcelona, por pas largimit, francezi nuk e mohon se ai është një ndër lojtarët më të mirë në botë, madje thotë se Neymar është i pazëvendësueshëm .

“Kushdo që nesër do të zëvendësojë Neymarin, nuk do të jetë njëjtë – nuk mund t’i bëjë gjërat si Neymar, por do të luajë mirë. Nuk ka shumë si Neymar”, tha Zidane.

“Neymar është i pazëvendësueshëm, por nëse mendojmë se do të jetë tani më lehtë, atëherë gabojmë. Me apo pa të, Barcelona është Barcelonë, loja e tyre nuk ndryshon edhe nëse në formacion janë të tjerë lojtarë”, shtoi më tej Zizu.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/zidane-neymari-eshte-i-pazevendesueshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala