Zidan me dhimbje koke, Marselo dëmtohet përsëri dhe pritet të mungojë rreth 10…

Autori:Gazeta Fjala

15599233094836

Nuk kanë fund problemet me dëmtimet për Real Madridin, teksa Marselo është dëmtuar përsëri dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme kundër Granadës

Mbrojtësi u rikthye nga dëmtimi vetëm ditën e martë, në barazimin që madrilenët morën me Klub Bryshin në Ligën e Kampionëve. Zidan e aktivizoi Marselon në pjesën e dytë duke zëvendësuar Naçon, i cili gjithashtu pësoi një dëmtim.

Por, mesa duket ky aktivizim nuk i ka bërë aspak mirë 31-vjeçarit, pasi nuk ishte rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i mëparshëm. Sipas një njoftimi nga Reali ditën e sotme, thuhet se Marselo ka shfaqur probleme në kofshën e djathtë dhe nuk do të jetë i gatshëm për skuadrën.

Sipas mediave spanjolle ky dëmtim pritet ta mbajë jashtë fushave për rreth 10 ditë mbrojtësin dhe, me shumë mundësi do të jetë i gatshëm për ndeshjet e kombëtareve. Ky dëmtim e ka bërë me dhimbje koke trajnerin Zidan, i cili tashmë nuk ka asnjë lojtar për atë rol, pasi edhe Mendi është jashtë fushave për shkak të dëmtimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/zidan-me-dhimbje-koke-marselo-demtohet-perseri-dhe-pritet-te-mungoje-rreth-10/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala