Zhdukja misterioze e punëtorëve serbë në Rusi: Mafiozi rus i ka groposur nën themelet me beton

Autori:Gazeta Fjala

punetor

Një grup punëtorësh nga Serbia janë zhdukur në mënyrë misterioze në Rusi gjatë vitit 2013 pas disa problemeve me magnatin dhe mafiozin rus, Sergei Zirinov, i cili është njëri nga të dyshuarit kryesorë për zhdukjen e tyre.

Megjithatë, autoritetet shtetërore ruse në Krasnodar kanë pezulluar hetimet rreth zhdukjes së punëtorëve serbë, të cilët dyshohet se janë vrarë dhe më pas janë groposur në themelet e thella me beton, në disa ndërtesa luksoze në veri të Soçit, raporton Periskopi, shkruan Telegrafi serb.

Edhe pas gjithë këtyre viteve, ende nuk dihet asgjë për fatin e punëtorëve serbë, ndërkohe hetimet janë ndërprerë.
Ndërkohë lidhur me rastin, nuk ka pranuar të flasë asnjë kompani serbe e ndërtimit e cila dërgon punëtorë në Rusi.

Të dhënat më të vjetra për zhdukjen dhe vrasjen e punëtorëve datojnë në vitin 2013 dhe kryesisht i referohen rebelimit të tyre kundër një anëtari të mafias ruse. Domethënë, magnati rus dhe ish-zëvendëskryeministrit, Sergei Zirinov, i cili urdhëroi serbët të ndërtonin kompleksin e hoteleve dhe në momentin kur ata ishin rebeluar, ata ishin zhdukur.

Pas kësaj çështjeje, Zirinov u arrestua në mars të vitit 2013 për vrasje në tentativë. Më vonë, aktakuza ishte ndryshuar dhe Zirinov u akuzua për vjedhje dhe vrasjen e disa njerëzve. Për gjithë këto vepra ai u dënua me 22 vjet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/zhdukja-misterioze-e-punetoreve-serbe-ne-rusi-mafiozi-rus-i-ka-groposur-nen-themelet-me-beton/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala