Zgjidhet enigma: Presidenti e ka falsifikuar foton me Adem Jasharin

Autori:Gazeta Fjala

28795775-1848018848601799-6498097742877818880-n_1520801101-2259713

Brand Cialis online

Një foto e vitit 1993 e tani presidentit Hashim Thaçi me komandantin legjendar Adem Jashari po del të jetë e falsifikuar. Fotoja që qarkullon prej vitesh u rikthye në vëmendjen e publikut në kuadër të Epopesë së UÇK’së kur Thaçi vendosi ta publikojë në Facebook.

Adem Jashari në Tiranë së bashku me Hashim Thaçin. Kështu tregon një foto të cilën e ka publikuar vetë presidenti në llogarinë e tij në Facebook.

Ish-kryeministri thotë se foto u realizua në fillimet e rezistencës së UÇK’së.

“Krenar me Epopenë e UÇK-së! Në fillimet e rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me Komandantin legjendar, Adem Jasharin. Tiranë, mars 1993. HTH”, shkroi Thaçi në Facebook, më datën 6 të këtij muaji.

Por ka dyshime në vërtetësinë e fotos.

Ramiz Behluli nëpërmjet një shkrimi në Facebook, qysh më 2016 kishte thënë se fotoja është falsifikim.

Këtë e kishte shpjeguar në Facebook duke analizuar foton.

“1.Prerje jo profesionale e fotos

2.Bërryli i krahut ? (Le ta analizojnë ortopedët se ēshtë e mundur të lakohet krahu në këtë formë ovale)siq është në foton 1 )?!

3.Shikimi i A Jasharit ?!

4.Sfondi (mbrapa Vetëm ngjyrë e bardhë pa asnjë detajë të vogël)

5.Cili prej tyre ishte më i gjatë (Afērsia e njejtë nga është bërë foto)?!”, shkruan ai.

Viagra Sublingual purchase Hashim Thaçi ishte drejtues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/zgjidhet-enigma-presidenti-e-ka-falsifikuar-foton-me-adem-jasharin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala