Zgjerohen kapacitetet prodhuese në agrobizneset vendore

Autori:Zekirja Shabani

bujqesi

Bujqësia është prioritet i Qeverisë së Kosovës dhe njëri ndër faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Ministria e Bujqësisë përmes politikave të saja bujqësore, ka arritur që sektorin e bujqësisë ta avancojë edhe më tej, gjë që ka ndikuar edhe në shtimin e prodhimtarisë dhe cilësisë së prodhimeve buqjësore. Kështu është shprehur zëvëndësministri i Bujqësisë, Vezir Januzi, gjatë ceremonisë së përmbylljes së projektit për zgjerimin e kapaciteteve në industrinë e mishit “Apetiti”, në komunën e Obiliqit, projekt ky i përkrahur nga Komisioni Evropian. Me këtë rast, ai ka falënderuar KE-në dhe donatorët tjerë për mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e bujqësisë. Ai po ashtu ka treguar se MBPZHR-ja përmes masave të saj mbështetëse edhe gjatë këtij viti ka arritur të mbështes shumë fermerë përmes granteve dhe pagesave direkte.

“Mbështetja e MBPZHR-së për sektorin e mishit përmes granteve investive dhe pagesave direkte do të vazhojë edhe në vitet në vijim dhe po ashtu do të angazhohemi të krijojmë një ambient  të përshtatshëm dhe favorizues për të bërit biznes, për një treg të lirë dhe konkurrues,  për sigurimin e produkteve  bujqësore  kualitative,  punësimin dhe  ngritjen e mirëqenjes rurale në Kosovë”, ka thënë zëvëndësmisnitri Januzi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/zgjerohen-kapacitetet-prodhuese-ne-agrobizneset-vendore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala