Zëvendësguvernatori flet për “Marrëveshjen Swiss Diamond”

Autori:Gazeta Fjala

marreveshja-mehmeti

Zëvendësguvernatori i Mbikëqyrjes Financiare në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti ka bërë një zotim publik. Në një intervistë për “Epokën e Re” ai ka thënë se do të marrin masa të ashpra ndaj kompanive të sigurimeve nëse ekziston një marrëveshje që e dëmton konkurrencën.

“Ne si BQK nuk jemi në dijeni të asnjë marrëveshje, e cila do të dëmtonte konkurrencën dhe e cila do të ishte në dëm të policë-mbajtësve. Në rastet kur BQK-ja evidenton se ka marrëveshje të tilla, pra që dëmton konkurrencën dhe policë-mbajtësit, reagimi i BQK-së do të jetë shumë i ashpër kundrejt çfarëdo marrëveshje të tillë”, ka thënë Mehmeti.

Gazeta Fjala, javën e kaluar ka dokumentuar krijimin e monopolit përmes marrëveshjes së njohur si “Marrëveshja Swiss Diamond”, të datës 11 dhjetor të vitit 2016,  që mbanë nënshkrimet e Behgjet Pacollit, Ekrem Llukës  e bosëve tjerë të sigurimeve në Kosovë.

Në bazë të kësaj nuk ka dallim më nëse kompanitë e sigurimeve mbajnë emra të ndryshëm. Të gjitha kanë vendosur një çmim për sigurimin e automjeteve./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/zevendesguvernatori-flet-per-marreveshjen-swiss-diamond/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala