Zeqir Kiçina emërohet u.d. i Telekomit

Autori:Gazeta Fjala

30629793_10155480254913479_7527771308340281344_n

Bordi i Telekomit të Kosovës ka marr vendim që tani ushtrues detyre i kryeshefit të kësaj ndërmarrje të jetë Zeqir Kiçina.

Në mbledhjen e sotme të bordit të Telekomit pas shkarkimit nga detyre të drejtorit Nuredin Krasniqi është marr vendim edhe për emërimin e Ushtruesit të Detyrës së drejtorit të ri.

Sipas burimeve të Gazetës Fjala bordi me shumicë votash ka marr vendim që tani ushtrues detyre të jetë Zeqir Kiçina.

Gazeta Fjala ka raportuar më herët se në këtë mbledhje është shkarkuar Nuredin Krasniqi, edhe pse ende nuk janë dhënë detaje për arsyet e këtij vendimi.

Nuredin Krasniqi më 16 mars të këtij viti është emëruar U.D. i Telekomit të Kosovës pas largimit të Agron Mustafës nga pozita e drejtorit menaxhues.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/zeqir-kicina-emerohet-u-d-i-telekomit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala