“Zemrën e kam të therrur” – mesazhi që u gjet në telefonin e Shqipdon Aliut

Autori:Gazeta Fjala

Screenshot_8-3

I është dhënë lamtumira e fundit 23 vjeçarit Shqipdon Aliu nga Gadimja e Ulët e Lipjanit, i cili u gjet i vdekur të hënën, pasi konsiderohej i zhdukur nga 14 tetori.

Dëshmitari Ahmet Limani, i cili e kishte gjetur telefonin e tij, tha se kishte parë disa mesazhe, ku dëgjohej teksa thoshte: “Zemrën e kam të therur”, me një pako cigare afër.

Megjithatë, policia akoma nuk ka dhënë detaje se cila është e vërteta e këtij rasti.

Te gropa ku është gjetur i vdekur 23 vjeçari Shqipdon Aliu, i cili ishte zhdukur që nga data 14 tetror, Ahmet Limani kishte dalë për ecje në mbrëmjen e së hënës, ku edhe e kishte gjetur telefonin e tashmë të ndjerit.

“E kam dëgjuar ata që po lexonin mesazhet nga telefoni i të ndjerit “zemrën e kam të therrur”. Për çka ka qenë fjala nuk e di. Policia e kanë marr telefonin dhe besoj se kanë dëshmi sa të duash në atë telefon. Në atë vend së paku 5-6 cigare i kish pas pirë [viktima]”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Ahmet Limani.

Pas kësaj, një numër i madh i veturave të policisë ishin drejtuar për tek vendi ku i kishte orientuar Limani, te gurëthyesi i vjetër tek i cili nuk po furnizohen më me gurë, thotë Esat Tasholli punonjës në gurëthyes.

“Unë kam qenë roje. Kanë ardhur 7-8 vetura nga policia dhe kanë shkuar lartë. Rreth orës 10:30 e kanë gjetur trupin e vdekur të djalit”, thotë Esat Tasholli.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/931017363924479/?t=0

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/zemren-e-kam-te-therrur-mesazhi-qe-u-gjet-ne-telefonin-e-shqipdon-aliut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala