Zbulohen pjesë të listës, këta janë disa nga kandidatët për deputetë nga PDK-ja

Autori:Gazeta Fjala

PDK

Listat e propozuara nga degët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për kandidatë për deputetë, po duken të jenë shumë interesante.

Dega e PDK-së në Klinë, ka propozuar si kandidat për deputetë, këta emra: Sokol Bashota, Ramush Agushi, Haxhi Ibishi edhe Xhevdet Pantina, Qamile Çitakun.

Derisa dega e PDK-së në Vushtrri, ka propozuar si kandidatë që do të jenë në listën e kandidatëve për deputetë, këta persona: Kurtan Kajtazi, Naim Hyseni, Xhevahire Izmaku, Qerim Selimi, Gani Imeri, Ilmi Azemi, Isa Hajrizi.

Dega e PDK-së në Lipjan, i ka propozuar këta emra si kandidatë për deputetë: Shukri Buja, Selvie Halimi, Florent Hoxha, Lulzim Rrustemi, Ylber Aliu dhe Petrit Kelmendi.

Ndërsa, nga dega e partisë së Veselit, në Istog, e kanë bërë vetëm një propozim. Ai është Shasivar Haxhijaj.

Dega e PDK-së në Rahovec, si duket është përkujdesur që emrat e kandidatëve për deputetë të jenë më  të veçantë. Kjo degë ka vendosur që ta propozoj për kandidat Andin Hotin – të birin e veprimtarit Ukshin Hoti dhe Beatrisa Pista–Demiri, motra e ish-kandidatit të PDK-së në zgjedhjet e kaluara, i vrarë në rrethana misterioze.

Ndërkaq, të propozuarit nga dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Drenas, si kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës, janë këta persona: Sala Berisha – Shala, Bislim Zogaj, Naim Bazaj dhe Shaip Muja.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/zbulohen-pjese-te-listes-keta-jane-disa-nga-kandidatet-per-deputete-nga-pdk-ja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala