Zbulohen 30 arkivole egjiptiane 3000-vjeçare

Autori:Gazeta Fjala

unnamed-24-2

Në Egjipt janë zbuluar 30 arkivoleve prej druri që përmbajnë mumje.

Arkivole këto të cilat datojnë 3 000 vjet më parë dhe janë gjetur në qytetin jugor të Luksorit, shkruan gazeta inFokus.

“Arkivolet me mbishkrime u gjetën në nekropolin e al-Asasif, të mbivendosur në dy nivele, 18 arkivole në nivelin e parë dhe 12 në nivelin e sipërm”, deklaroi ministri i Antikiteteve, Khaled al-Anani, në një konferencë për shtyp.

“Është vendi i parë i fshehtë i zbulimit të arkivoleve njerëzore që nga fundi i shekullit XIX”, theksoi ai.

Mostafa Ëaziri, drejtuesi i Këshillit Suprem për Antikitetet egjiptiane, është deklaruar në këtë konferencë se 30 arkivolët e zbuluar janë të priftërinjve meshkuj dhe femra si dhe të fëmijëve nga dinastia XXII, e shekullit X para Krishtit./Gazeta inFokus/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/zbulohen-30-arkivole-egjiptiane-3000-vjecare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala