‘Zbarkon’ policia e Vushtrrisë në Prishtinë

Autori:Gazeta Fjala

po_1472710025-4854419

Vetura të policisë dhe tre autobusë të mbushur me policisë janë parë në orët e mëngjesit duke ardhur nga Vushtrria për në Prishtinë.

 

Në ora 11:00 është paralajmëruar protesta e lëvizjes Vetëvendosje për të kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Zyrtarë të Vetëvendosjes, ditë më parë kanë paralajmëruar se protesta do të jetë paqësore, derisa do të kërkojnë t’i thuhet jo ratifikimit të kësaj marrëveshje, e cila sipas tyre cenon integritetin territorial të vendit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/zbarkon-policia-e-vushtrrise-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala