Zbardhja e vrasjes së Oliver Ivanoviqit rrezikon Qeverinë e Kosovës

Autori:Gazeta Fjala

hetime

Kanë përfunduar pothuajse gjithë hetimet për vrasjen e liderit të nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviç.

Por, zbardhja e kryesve të kësaj vepre rrezikon ta tronditë Qeverinë e Kosovës dhe atë të Serbisë.

 Infokusi merr vesh se hetuesia e Kosovës ka arritur të identifikoi përfshirjen e personave në këtë vrasje si dhe motivet e vrasjes. Por, ndërhyrjet politike dyshohet se janë arsyeja kryesore që po pengojnë zbardhjen e këtij rasti dhe nxjerrjen para drejtësisë të kryesve të krimit dhe porositësve të vrasjes.

Burime të sigurta të portalit INFOKUSI brenda policisë së Kosovës kanë treguar së është pikërisht Qeveria e Kosovës me presionin e Listës Serbe, ajo që po e pengon zbardhjen e këtij rasti.

Sipas këtyre burimeve, pistat e hetimeve kanë ngritur dyshime se të përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, janë zyrtarë të Listës Serbe.

Këta të fundit janë partner të koalicionit me qeverinë Haradinaj dhe pikërisht ky dyshohet se është problemi që politika kosovare, në koordinim me serbë dhe shqiptarë po i bllokojnë këto hetime.

“Lista Srpska” sipas tyre e ka kërcenuar Ramush Haradinajn se do të dalë nga koalicioni dhe do të shkaktoj telashe të mëdha në Veri të Mitrovicës nëse hetuesia nxjerrë të vërtetën se prapa vrasjes së Oliver Ivanoviqit qëndrojnë pikërisht ata”, thotë ky burim për Infokusi.

Të shtunën Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar dy polic të dyshuar për manipulim të provave dhe mënyrën se si është ruajtur vendi i ngjarjes pas incidentit.

Burime të Infokusit kanë konfirmuar se policët e dyshuar janë ish-pjesëtarë të mbrojtjes civile të angazhuar në Policinë e Kosovës në bazë të marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për shuarjen e strukturave paralele.

Politikani serb, njëherësh kryetari i Nismës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” Oliver Ivanoviq u vra në Mitrovicën Veriore më 16 janar. Ai u varros një ditë më pas në Beograd.

Serbia ka kërkuar përfshirje në hetimin për vrasjen e Ivanoviqit, ndërsa dy shtetet në mënyrë të tërthortë janë duke shkëmbyer informata për këtë vrasje./INFOKUSI/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/zbardhja-e-vrasjes-se-oliver-ivanoviqit-rrezikon-qeverine-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala