Zaimi pas rastit të Dardan Molliqajt me Haki Abazin: PDK e AAK janë parti të dhunshme

Autori:Gazeta Fjala

arber-zaimi

Pas rastit të Dardan Molliqajt me Haki Abazin, anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zajmi i ka quajtur Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës si parti të dhunshme, derisa Lidhjen Demokratike të Kosovës e ka cilësuar si patericë të tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Zajmi ka thënë se sa më shumë që rritet VV’ja në sondazhe, aq më shumë partitë e tjera çarten, shajnë e ofendojnë, duke aluduar kështu për PDK’në dhe AAK’në.

Ndërkohë, LDK’në e ka quajtur patericë të tyre dhe bashkëpunëtore të tyre.

“Sa më shumë rritet Lëvizja VETËVENDOSJE! në sondazhe, aq më shumë partitë e dhunshme, PDK e AAK çarten, shajnë, ofendojnë kundër të vetmit subjekt politik që mund t’i ndalë këta banditë. LDK nuk e sulmon askush prej bandave, sepse asnjë bandë nuk tutet prej LDK. Kjo ka qenë dhe do të mbetet patericë e lehtë për ta dhe bashkëpunëtore e tyre sa herë që ata kanë nevojë”, ka shkruar Zajmi. /Express

arber-zaimi

arber-zaimi

arber zaimi

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/zaimi-pas-rastit-te-dardan-molliqajt-me-haki-abazin-pdk-e-aak-jane-parti-te-dhunshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala