Zafir Berisha: Kuvendi ta shpall Thaçin tradhëtar

Autori:Gazeta Fjala

Zafir-Berisha-Kuvend-645x380

Thirrja e seancës plenare nga Kuvendi i Kosovës, për mbrojtjen e vlerave morale të Ushtrisë Çlirimtare, po i duket “seancë koti”, Zafir Berishës të NISMA-s për Kosovën, i cili po ashtu i ka propozuar Kuvendit, që të miratojë një rezolutë që propozon që Hashim Thaçi të shpallet tradhtar i vendit.

Gjatë fjalimit të tij në seancën e jashtëzakonshme të së enjtes, Berisha është deklaruar se parlamenti po iu hedhë hi syve qytetarëve.

“Kemi thirrur një seancë koti. Kjo Seancë nuk ka logjikë që të thirret, e të diskutohet një temë që ka të bëjë me drejtësinë. Kam nënshkruar thirrjen e kësaj seance, vetëm sa për të mos u quajtur matrapaz dhe injorant, sepse Zafa, nuk flet për djemtë që na i futën në burg”.

“Kjo seancë është për t’iu hedhur hi syve qytetarëve”.

Madje, ai ka shkuar më tutje duke thënë se ky kuvend që është në fuqi, nuk ka të drejtë të flasë për moralin e UÇK-së.

“Kjo legjislaturë nuk ka moral për të folur për UÇK-në. Është kjo legjislaturë ka nxjerrë ligje e vendime, për ta luftuar këtë ushtri dhe luftën e drejtë të saj dhe të shqiptarëve”, ka thënë Zafir Berisha.

“Është turp të dalim e të shesim mend para nënës së vëllezërve Demaku. Mijëra djem e vajza të UÇK-së, janë trajtuar nëpër burgje që nga viti 1999. S’mund t’i lajmë me seanca koti, gjynahet që kemi bërë me djemtë dhe vajzat e UÇK-së”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/zafir-berisha-kuvendi-ta-shpall-thacin-tradhetar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala