Zaev: Me Ahmetin nuk kam folur për gjuhën shqipe

Autori:Gazeta Fjala

zaev

Unë jam kundër ndryshimit të Kushtetutës dhe ndryshimit të himnit, flamurit dhe stemës, tha lideri i LSDM-së Zoran Zaev mbrëmë në TV24, përcjell TetovaSot.

“Nuk është diskutuar për asnjë platformë, rreth 80 për qind e asaj që kam biseduar me Ahmetin është se si të kthehen paratë mbrapa, si do ti risim rogat qytetarëve. Qesharake janë bisedat se do të dënohen ata që nuk flasin shqip. Manipulohen qytetarët se paratë do të bëhen në dy gjuhë. Njerëzit janë manipuluar, dhe 32 komuna në vend janë në dy gjuhët, Kumanova është tre gjuhë.. Gjuha është për tu kuptuar.  Mos kini frikë nga asgjë, asaj që është e mjegullt, duhet të udhëheqim nga ajo që duan qytetarët” tha lideri i LSDM-së mbrëmë në Tv24.

Ai theksoi se pavarësisht vendimit të presidentit Ivanov që nuk i dha mandatin me  67 deputetët, nuk do të thotë se nuk do të b[het  qeveria. Zaev është i sigurt se presidenti Ivanov do të ia jep mandatin.

– Manipulimi i qytetarëve dhe banditizmi për mbrojtjen e interesave të tyre. Gruevski e tërheq Maqedoninë në një skenarë të rrezikshëm. Platforma ka qenë e publikuar më herët dhe Gruevski ishte përgatitur që gjuhën shqipe ta bëjë gjuhë të dytë zyrtare vetëm tërhiqet PSP-ja. Ivanov nuk kërkoi 61 deputet nga VMRO-ja, por neve na kërkoi” u shpreh Zaev.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/zaev-me-ahmetin-nuk-kam-folur-per-gjuhen-shqipe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala