Z-Mobile e Telekomi nuk përfillin Kuvendin, negociojnë për marrëveshje të re

Autori:Gazeta Fjala

telekomi-1

Të martën në Kuvendin e Kosovës është diskutuar për gjendjen e Telekomit të Kosovës.

Anëtarë të komisionit hetimor parlamentar për gjendjen në këtë ndërmarrje kërkuan që të ndalen negociatat për marrëveshjen mes Telekomit dhe Z-mobile, shkruan Gazeta inFokus.

Megjithatë, kjo kërkesë e deputetëve u kundërshtua nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Lluka tha se bisedimet mes palëve nuk mund të ndalen, për shkak se kontrata mes Telekomit e Z-Mobile parasheh që të ketë negociata.

Gazeta inFokus të martën ka publikuar një shkrim, ku tregohet se menaxhmeti i Telekomit po zhvillon diskutime të fshehta me Z-Mobile, për t’ia zgjatur jetën Blerim Devollit në këtë ndërmarrje.

Në dokumentet ekskluzive të cilat i ka siguruar Gazeta inFokus shihet se përfaqësues të dy kompanive jan takuar disa herë zyrtarisht gjatë këtij viti, për të negociuar vazhdimin e marrëveshjes mes tyre. /Gazeta inFokus

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/z-mobile-e-telekomi-nuk-perfillin-kuvendin-negociojne-per-marreveshje-te-re/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala