Ymeri: Veseli kontrollues i shtetit dhe shpifës

Autori:Gazeta Fjala

visar ymeri

Visa Ymeri, e ka quajtur shpifës dhe kontrollues të shtetit Kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin.

Nga foltorja e Kuvendit të mërkurën, Ymeri i është drejtuar Veselit duke i thënë se nuk ka të drejtë që rastin e vdekjes së Astrit Deharit, ta cilësojë si vetëvrasje.

“Kadri Veseli tha se Dehari është vetëvrarë. Veseli po flet sikurse Sylë Hoxha dhe Nexhmi Krasniqi. Ai tha se edhe vëllai i tij është vetëvrarë. Që dy vjet ka hetime për vdekjen e tij dhe hetimet nuk kanë përfunduar, dhe asnjëherë nuk është konstatuar se ai është vetëvrarë.

“Kadri Veseli kontrollues i shteti dhe shpifës”, ka thënë Ymeri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ymeri-veseli-kontrollues-i-shtetit-dhe-shpifes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala