Yjet e futbollit e shprehin pikëllimin për Notre Dame, që u kaplua nga zjarri

Autori:Gazeta Fjala

notre-dame-paris_1t08hvqbt01i11a2efis6x0nbl-600x360

Kylian Mbappe, Neymari dhe Zinedine Zidane ishin ndër të parët që e shprehën keqardhjen e tyre për Notre Dame të hënën.

Katedralja Notre Dame u kaplua nga zjarr i madh të hënën dhe bota e futbollit reagoi në pikëllim pas këtij incidenti në njërin prej monumenteve më të famshme të Parisit, transmeton Gazeta Express.

Kjo katedralja, që daton që nga shekulli i 13-të, u dogj për disa orë, duke bërë që maja e saj e famshme dhe kulmi i ndërtesës të shkatërroheshin.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se “më e keqja ishte mënjanuar” dhe shtoi se do të fillonte një shoqatë ndërkombëtare për të ngritur fondet për ta rindërtuar pjesën e dëmtuar të katedrales.

“Notre Dame është histori jonë, literatura jonë, pamja jonë. Është vendi ku i kemi përjetuar momentet tona më të mrekullueshme, nga lufta te liria. Kjo histori është e jona dhe po digjet. Po digjet dhe unë e di pikëllimin që po e ndiejnë bashkëkombësit e mi” është shprehur Macron.

Tragjedia e së hënës e pati një ndikim të madh edhe në botën e futbollit, veçanërisht te yjet franceze, të cilët i shfrytëzuan llogaritë e tyre nëpër rrjetet sociale për t’i ofruar lutjet e tyre.

Kylian Mbappe, Adrien Rabiot dhe Alexandre Lacazette ishin në mesin e atyre që reaguan të parët, ndërsa edhe Didier Drogba dhe Neymari e shprehën pikëllimin e tyre për këtë incident.

“Çfarë do të të them unë për Parisin… si gjithmonë, kur diçka e tillë ndodh, kudo në botë, sot është në Paris… është e komplikuar dhe nuk ia uroj askujt një gjë të tillë. Ne ishim duke ushtruar kur e mora lajmin, shpresoj që nuk ka viktima”, është shprehur Zidane.

Neymar Jr

@neymarjr

😢😭🇫🇷 pray for France 🙏🏽

21.9K people are talking about this

Kylian Mbappé

@KMbappe

😭🇫🇷

22.6K people are talking about this

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/yjet-e-futbollit-e-shprehin-pikellimin-per-notre-dame-qe-u-kaplua-nga-zjarri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala