XhudoInside për Kelmendin: Atletja më e mirë

Autori:Gazeta Fjala

105081141_MajlindaKelmendi-Judo-SPORT-xlarge_trans_NvBQzQNjv4BqqVzuuqpFlyLIwiB6NTmJwaoO09vsXWPbNScPl0C2Pnk

Uebfaqja e njohur e xhudos, “XhudoInside” ka shkruar për sukseset e njëpasnjëshme të Kampiones Olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendit, transmeton Koha.net.

Në shkrimin e kësaj faqe, Kelmendi thuhet se është kandidatja numër një për t’u zgjedhur “Atletja më e mirë” në ciklin olimpik 2012-2016.

“Prejse fitoi titullin e botës në vitin 2013, Majlinda Kelmendi është mposhtur vetëm njëherë. Ajo humbje ishte nga Erika Miranda e Brazilit në vitin 2015, vetëm dy muaj pasi Kelmendi ishte kthyer nga lëndimi i gjatë”, shkruan JudoInside.

“Në galan e Kampionateve Botërore që mbahet të shtunën, ajo është kandidatja kryesore që ta fitojë çmimin Atletja më e Mirë për ciklin olimpik 2012-2016”, shkruan kjo uebfaqe.

“Ajo është aq dominonte në kategori sa të gjithë të tjerat konsiderohen autsajdere për titull”, thuhet veç të tjerash për Majlinda Kelmendin, e cila po përgatitet për Botërorin “Budapest 2017”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/xhudoinside-per-kelmendin-atletja-me-e-mire/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala