Xhavit Rexhaj: Bojkotimi i mësimit nga studentët nuk është zgjidhje

Autori:Gazeta Fjala

Capture.JPG1_-780x439

Pas protestës së studentëve të Fakultetit të Artit në Universitetin e Prishtinës të cilët nuk morën bursa këtë vit, Xhavit Rexhaj, kandidat për deputet i LDK-së  në një emision ka thënë se bojkotimi i mësimit nga studentët nuk është zgjidhje.

“Nuk mendoj se greva dhe bojkotimi i mësimit është zgjidhje. Mendoj se do te duhej që edhe Ministria dhe përfaqësuesit e studentëve të uleshin dhe të bisedonin qështjen”, tha Xhavit Halitaj.

Ai gjithashtu tha se studentët e tri fakulteteve që nuk kishin bursa për këtë vit përfshi këtu edhe atë të arteve përfshijnë 10% të numrit të studentëve.

Rexhaj  gjithashtu tha se është e gabueshme të bëjnë një ndarje të tille, shkruan gazeta inFokus.

“Këto tri fakultete që nuk janë në listën prioritare përbëjnë më pak se 10% të numrit të përgjithshëm të studentëve të universitetit të Prishtinës dhe nuk e di sa mjete janë kursyer që të shkaktohet një problem i tillë me studentët. Konsideroj se dëmi është ma i madh sesa kursimi. Është e gabueshme të bëhet një ndarje e tillë”, tha ai në një emision në Klan Kosova.

Kandidati për deputet i LDK-së gjithashtu tha se nuk e kupton se si ka mundësi që edukimi të mos jetë prioritet.

“Nuk e di si mund të jetë që edukimi të mos jetë prioritet e ekonomiku e juridiku po”, tha Rexhaj.

Kujtojmë që protesta e studentëve të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”  ishte të Hënën dhe ata paralajmëruan edhe grevë./Gazeta inFokus/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/xhavit-rexhaj-bojkotimi-i-mesimit-nga-studentet-nuk-eshte-zgjidhje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala