Xhavit Haliti thumbon ish-pjesëtarët e FARK’ut në Koshare

Autori:Gazeta Fjala

xh-600x358

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se Beteja e Koshares ka qenë marrëveshja më e mirë që kanë arritur dy palët kundërthënëse që ekzistonin ndër shqiptarët në luftën e Kosovës.

Haliti  ka thënë në RTV Dukagjini se ideja e tij ka qenë që më mirë të luftohet në kufi me Serbinë në mënyrë që të ndalen furnizimet me armë dhe ushtarë për serbët se në Koshare ku ishte kufiri shqiptaro-shqiptar.

“Ahmet Krasniqi ka pasur ide që të bëhet sulm dhe të çlirohet një pjesë e Kosovës dhe atje të vendoset shtabi i përgjithshëm i ushtrisë. Mësimet e tij kanë qenë mësimet e një ushtrie të rregullt me komandë dhe struktura ushtarake, shtetërore, qeverisëse, por nuk kanë qenë të atij niveli kur bëhej fjalë për Kosovën”.

Nënkryetari i Kuvendit thotë se ka pasur informacion për Kosharen, por vet personalisht asnjëherë nuk ka qenë atje.

“Kam pasur informacion se po dëshirojnë ta fillojnë betejën në Koshare”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haliti thotë se kur kanë bërë marrëveshje për fillimin e Betejës së Kosharës, pjesëtarët e UÇK-së me protagonistët që ai thotë se nuk e di a kanë qenë ushtarë apo komandantë.

“Nuk e di si kanë qenë të organizuar ata [pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes (FARK-ut)], sepse shumë herë po dëgjoj se askush nuk po del ushtarë por të gjithë komandantë. Nuk ka qenë ashtu”, tha ndër të tjera Xhavit Haliti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/xhavit-haliti-thumbon-ish-pjesetaret-e-farkut-ne-koshare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala