Xharra: Haradinaj t’u kërkojë falje gazetarëve

Autori:Gazeta Fjala

arbana

Ish- gazetarja Arbana Xharra, tashmë pjesë e PDK-së ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj t’u kërkojë falje të gjithë gazetarëve. Ky reagim ka ardhur pasi Haradinaj gjatë ditës së sotme u tha gazetarëve në një konferencë për media të shkojnë në shkollë dhe se shumica e gazetarëve nuk dinë të lexojnë anglisht.

“Kryeministri duhet me iu kerku falje te gjithe gazetareve te Kosoves!”- ka shkruar Xharra në FB, transmeton Gazeta Express

Pas deklaratës së kryeministrit ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“ AGK e konsideron të papranueshëm veprimin e kryeministrit ndërkohë që deklaratat e bëra nga ai paraqesin ofendim ndaj gazetarëve në vend”- thuhet ndër të tjera në reagimin e AGK-së.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/xharra-haradinaj-tu-kerkoje-falje-gazetareve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala