Xhaka mposht Shaqirin

Autori:Gazeta Fjala

xhaka

Skuadra e Arsene Wenger ka shënuar edhe një fitore në Ligën Premier, duke fituar marrë përkohësisht edhe kreun me 34 pikë, po aq sa edhe Chelsea.

Pjesa e parë e takimit i takoi ‘Topçinjve’, por përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, me dy skuadrat që shënuan nga një gol, teksa në minutën e 25-të u lëndua mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, i cili u detyrua ta lë lojën në minutën e 25-të.

mustafi

Mustafi duke shprehur dhimbjen e tij në muskulin e këmbës

Megjithatë, goli i parë erdhi nga mysafirët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 29-të me anë të Charlie Adam, i cili shënoi nga penalltia, që u shkaktua nga Granit Xhaka.

adam

Momenti i ekzekutimit të penalltisë nga Adam

Goli i barazimit erdhi në minutën e 42-të nga Theo Walcott, i cili u shërbye mirë nga Hector Bellerin dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë.

walcot
Festa e Walcott së bashku me Bellerin

Ndërsa, pjesa e dytë e takimit i takoi në përgjithësi skuadrës së Wenger që gjetën rrugën e rrjetës edhe dy herë tjera.

Së pari erdhi goli i epërsisë nga Mesut Ozil, i cili shënoi në minutën e 50-të pas asistimit të Oxlade Chamberlain, ndërsa goli i tretë dhe i fitores erdhi nga i riu Alex Iwobi, që shënoi nga afërsia në minutën e 75-të.

ozil1

Ozil duke festuar së bashku me bashkëlojtarët e tij

Deri në fund të takimit, skuadrat patën edhe disa gjysmë raste, por pa arritur të shënojnë edhe ndonjë gol dhe kështu ndeshja përfundoi me fitoren 3-1 të Arsenalit.

iwobi1

Vallëzimi i Iwobit pas golit të shënuar

Pas kësaj fitore, Arsenali gjendet në vendin e parë me 34 pikë dhe javën tjetër udhëton te Everton, ndërsa Stocke City në vendin e 10-të me 19 pikë dhe e pret Southamptonin në shtëpi./Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/xhaka-mposht-shaqirin-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala