Xhafer Tahiri vë në siklet kundërkandidatët në Vushtrri

Autori:Gazeta Fjala

xhafer tahiri

Vendimi i Xhafer Tahirit, kandidat për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës për të ruajtur ambientin duke mos vendosur poster gjatë fushatës duket se ka vënë në hall kandidatët e partive tjera politike.

Disa duket se tashmë kanë vendosur ta ndjekin shembullin e tijë e disa tashmë e kanë mbushur Vushtrrinë me fotografi të tyre.

Të shtunën Partia Demokratike e Kosovës dega në Vushtrri, ka konfirmuar se ende nuk ka vendosur as edhe një slogan apo një foto të tij në rrugët e qytetit duke iu përgjigjur akuzave për ndotje të qytetit me postera vend e pa vend për fushatën zgjedhore.

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, i cili ka zgjedhur që gjatë fushatës të jap kontributin e tij në ruajtjen e ambientit duke mos vendosur asnjë poster të tij në komunën të cilën garon ta udhëheq në mandatin e ardhshëm.

Tahiri në një intervistë për KosovaPress ka thënë se ky është vetëm një kontribut i vogël drejt ndryshimeve rrënjësore që do të ndodhin në qytetin e Vushtrrisë nëse ai do të jetë i pari i komunës pas zgjedhjeve të 22 tetorit. Ndërsa ka premtuar se nën udhëheqjen e tij, Komuna e Vushtrrisë do të udhëhiqet në mënyrë transparente dhe se do të jetë e hapur ndaj qytetarëve.

“Pas 10 viteve qeverisje nga PDK, pas tri mandateve të qeverisjes nga pushteti i vjetër i PDK-së, Vushtrria ka nevojë për ndryshim rrënjësor në qasje dhe në mënyrën e qeverisjes së saj. Ndryshimi vjen nga njerëz të ri, me ide të reja, me vullnet, me guxim intelektual dhe me përkushtim për të punuar në të mirën e qytetarëve të Vushtrrisë… Unë kam vendosur që në këtë fushatë të mos vendos asnjë poster në qytetin e Vushtrrisë, e as në fshatra. Dhe kjo për një arsye të vetme, qyteti i Vushtrrisë vuan shumë nga mbeturinat”, ka thënë ai./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/xhafer-tahiri-ve-ne-siklet-kunderkandidatet-ne-vushtrri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala