Xhafer Tahiri, kandidati i vetëm që ka bërë publik planin për Vushtrrinë

Autori:Gazeta Fjala

xhafer tahiri

Xhafer Tahiri, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, është i vetmi që ka bërë publik planin e tij për qeverisjen e Vushtrrisë në katër vitet e ardhshme.

Ndërkaq, kandidatët e partive tjera politike në garë ende nuk dihet nëse kanë hartuar ndonjë plan ose jo për qytetin më të vjetër në Kosovë. Së paku nuk shihet t’i kenë bërë publike deri më tani.

Tahiri, në planin e tij të publikuar në faqen zyrtare www.xhafertahiri.com, ka prezantuar 7 fusha me nga 5 prioritete në të cilat do të fokusohet.

“Prioriteti im i parë e themelor si kryetar i juaji është të qeverisë një komunë të hapur, të bazuar në ligj, pa korrupsion, pa punësim mbi baza familjare as në arsim e as në shëndetësi; një Komunë që i jep llogari qytetarit e që qeverisë me ligj, për të mirën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Do të bëjmë një Komunë ku do të kemi digjitalizim të shërbimeve të administratës në komunë, qasje të lehtë të qytetarëve në dokumente zyrtare si dhe digjitalizim të komunikimit në mes të shkollës dhe prindërve përmes projektit e-shkolla”, shkruan në programin e Tahirit.

Përveç kësaj ai parasheh që ta krijojë Qendrën Historike të Vushtrrisë, në mënyrë që qyteti të bëhet destinacion i turizmit të brendshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/xhafer-tahiri-kandidati-i-vetem-qe-ka-bere-publik-planin-per-vushtrrine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala