Xhabir Hamiti, kërkon reforma mbi mendimin islam

Autori:Zekirja Shabani

xhabir hamiti

Pas tragjedisë në Meke ku humbën jetën qindra haxhinjë, profesori i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, Xhabir Hamiti ka kërkuar që të rishikohen fetavat apo dekretet fetare islame.

Sipas tij ajo që ka ndodhur dje në Mina- Meke, është rezultat i mbetjes peng të myslimanëve ndaj mendimeve të hershme juridike fetare, të lëshuara nga dijetarët mysliman në periudha të caktuara specifike kohore, transmeton Gazeta Fjala.

“Kjo tragjedi e radhës është argumenti më i drejtpërdrejtë i cili tregon se myslimanët duhet t`i rishikojnë fetvat – dekretet fetare të tyre, e jo të vazhdojnë të mbesin peng e qëndrimeve të hershme, të cilat sot më nuk mund të jenë të plotësueshme dhe as të realizueshme për shkak të rrethanave të reja- kohore dhe vendore”, ka shkruar Hamiti në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, hedhja e guralecëve në kohë dhe në vend të caktuar është përcaktuar atëherë kur numri i haxhinjëve- vizitorëve të vendeve të shenjta nuk ka kaluar numrin e 100.000 vetave.

“Prandaj, ky rast si dhe shumë të tjerë, më së miri tregojnë se dijetarët e sotëm të Islamit duhet rishikuar qëndrimet juridike, të cilat dijetarët e mëhershëm mysliman i kanë nxjerr në momente dhe rrethana të caktuar vendore, ambientore, politike dhe gjeografike. Myslimanët sot vazhdojnë të vuajnë, jo për shkak të Islamit, por për shakat të gjendjes së mjeruar të mendimit mbi Islamin”, shkruan Hamiti/Gazeta Fjala.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/xhabir-hamiti-kerkon-reforma-ne-islam/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala