Wenger: Ozil dhe Sanchez mund të shiten që në janar

Autori:Gazeta Fjala

wenger

Menaxheri i Arsenal, Arsene Wenger ka folur mbi yjet Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil dhe mundësinë e shitjes së tyre.

Francezi ka thënë se nëse nuk arrihet deri në janar që të arrihet ndonjë marrëveshje me ta, atëherë që të dy mund të shiten në miniafatin dimëror, shkruan ESPN.

Sanchez dhe Ozil janë në vitin e fundit të kontratave dhe janë të përfolur për largim nga Emirates Stadium që nga vera e fundit.

“Është e mundshme që të shiten në janar”, ka thënë Wenger në konferencë për media, derisa ka folur për ndeshjen e fundjavës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/wenger-ozil-dhe-sanchez-mund-te-shiten-qe-ne-janar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala