Welbeck drejt largimit nga Arsenali

Autori:Zekirja Shabani

unnamed-3-17

Sulmuesi anglez nuk pritet të vazhdojë kontratën me Topçinjtë.

Ky do të jetë sezoni i fundit i Danny Welbeck me fanellën e Arsenalit, shkruan KosovaPress.

Sulmuesi i transferuar në Emirates n vitin 2014, ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën me Topçinjtë dhe pikërisht në fund të sajë do të largohet nga skuadra e drejtuar nga Unai Emery.

28-vjeçari mund ta vazhdojë karrierën e tij në Turqi, pasi ekipi që ka shfaqur më shumë interes është pikërisht Galatasaray.

Sulmuesi luan prej 2014-ës me londinezët, teksa është aktivizuar për 88 ndeshje dhe ka arritur të shënojë 16 gola.

Aktualisht ai është i lënduar dhe do të mungojë për tre muaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/welbeck-drejt-largimit-nga-arsenali/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala