Vushtrri: Të shtëna armësh, konfiskohet revolja

Autori:Gazeta Fjala

arme_919541475

Pas një zënke  në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë, një burrë ka shtënë me armë zjarri dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Me informimin e policisë të cilët pas mbledhjes së informatave të duhura kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin i cili është D.H. 23 vjeçar i cili më pas e ka dorëzuar armën në stacionin policor në Vushtrri.

Nga i dyshuari është konfiskuar arma e cila dyshohet që është përdorur në këtë rast, një karikator dhe katër fishek si provë materiale, njofton Klan Kosova.

Të dyshuarit D.H. pas intervistimit nga prokurori iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.

Rasti po hetohet për vepër penale ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’ si dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vushtrri-te-shtena-armesh-konfiskohet-revolja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala