Vushtrri: Lëndohet një person nga shpërthimi i granatës

Autori:Gazeta Fjala

granat

Në fshatin Stanovc të Epërm të Vushtrrisë, një person i ka shkaktuar lëndime vetes duke hedhur një granatë dore.

I dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për të marrë trajtim mjekësor.

Ndërsa, policia raporton se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë  me tre fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari mbetet nën sigurim të njësisë policore në QKUK.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vushtrri-lendohet-nje-person-nga-shperthimi-i-granates/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala