Vulin: Serbia nuk bëhet anëtare e NATO-s

Autori:Gazeta Fjala

vulin-1

Ministri i mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, i ka thënë ministrit të mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, se pozicioni parimor i Serbisë është se edhe më tutje do të mbetet ushtarakisht neutrale, ka raportuar mbrëmë Televizioni shtetëror i Serbisë, RTS.

Zoti Vulin, që gjendet në vizitë dyditëshe në Rusi, ka biseduar me kolegun rus për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe të industrisë ushtarake, në një bazë të armatës afër Moskës.

“Derisa Vuçiq të jetë komandant suprem i ushtrisë dhe president i Republikës së Serbisë, e unë ministër i mbrojtjes, Serbia nuk do të jetë anëtare e NATO-s, e asnjë aleance ushtarake, sikur që nuk do të imponojmë sanksione ndaj Federatës Ruse”, tha Vulin.

Mëtutje ai ka theksuar se aeroplanët luftrakë rusë të tipit, MIG, arrijnë në Serbi sipas planit, deri në fund të këtij viti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vulin-serbia-nuk-behet-anetare-e-nato-s/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala