Vuçiq: S’e jap Gazivodën

Autori:Zekirja Shabani

Jezero_Gazivode

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u tha medieve serbe se me komisarin për Zgjerim të BE, Johannes Hahn do të bisedojë rreth asaj se cili është shkaku i moshapjes së kapitujve në negociatat midis Serbisë e BE-së, dhe ka shtuar se kjo nuk ndodh për shkak të Marrëveshjes së Brukselit, të cilën, sipas tij, Serbia e ka përmbushur plotësisht.

“Na thoni qartë se problemi ka të bëjë me diçka tjetër, pse nuk po e jep Gazivodën qind për qind, unë këtë nuk e jap. Le të thonë se për këtë arsye nuk ka hapje (të kapitujve)”, ka thënë kryeministri serb.

Vuçiq ka thënë se Beogradi ka ofruar 50 me 50 të pronësisë, porse Prishtina këtë nuk e ka pranuar, duke shtuar se nga Marrëveshja e Brukselit kanë mbetur gjashtë nga 15 pikët dhe se këto kanë të bëjnë me Bashkësinë e Komunave Serbe.

“Nëse dikujt dëshirojnë t’ia marrin qind për qind Gazivodën, le ta gjejnë një kryeministër tjetër. Unë këtë nuk do ta nënshkruaj”, është shprehur ai.

“Kemi bërë atë që ishte më e vështira për Serbinë, e ky është plani për judikaturën. Dhe këtë e kemi nënshkruar”, tha Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuiçiq, citohet të ketë thënë kapitujt në negociatat me BE-në do të hapen më së voni në shtator.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vuciq-se-jap-gazivoden/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala