Vuçiq pranon se do ta ndryshojë Kushtetutën, ku Serbia e llogaritë Kosovën

Autori:Gazeta Fjala

Aleksander-Vuciq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të detyrohet ta ndryshojë kushtetutën e vendit, si kusht i vënë nga Bashkimi Evropian (BE), transmeton lajmi.net.

Në një ligjëratë me studentë në Beograd, ka thënë se ky ndryshim i kushtetutës së Serbisë, do të përfshijë edhe zvogëlimin e deputetëve në Parlament, por nuk ka përmendur nëse me këtë ndryshim do ta largojnë Kosovën si pjesë integrale të Serbisë.

“Këtu duhet të ekzistojë një konsensus i plotë, duhet të bisedojmë me të gjithë, është e pakuptimtë që për këtë të vendosin dy-tri parti, por duhet përfshirë edhe shoqëria civile dhe faktorët tjerë rajonal”, ka thënë Vuçiq në ligjëratën e zhvilluar në fakultetin Juridik të Universitetit të Beogradit, transmeton lajmi.net.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për ndryshimin e sistemit politik, kryeministri serb ka thënë se do të dëshironte që numri i deputetëve të ulej në 15 nga 250 sa janë aktualisht./lajmi.net/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vuciq-pranon-se-do-ta-ndryshoje-kushtetuten-ku-serbia-e-llogarite-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala