Vuçiq: Për fat të keq Serbia vet e ka legjitimuar pavarësinë e Kosovës

Autori:Gazeta Fjala

largea_largea_largea_vuqiq-7-1369985033138164755713890867421390653671

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia e ka legjitimuar vet pavarësinë e Kosovës, kur ka dërguar pyetjen në Hagë mbi legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2009.

Presidenti serb ka theksuar se Ish-Ministri i Jashtëm Vuk Jeremiq i cili identifikohet me përpjekjen e Serbisë për ta kontestuar pavarësinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, kishte bërë të kundërtën për shkak të pyetjes së gabuar, ose siç ka thënë ai, pyetjes kriminale që e kishte dërguar në këtë institucion.

“Sot e kemi një pozitë tjetër, ndryshe nga ajo që e kemi pasur, sot zëri i Serbisë dëgjohet përsëri. Mos më shtyni t’ua rikujtoj se nëpër çfarë kemi kaluar ne të kaluarën, për fat të keq vet ne si vend ia ka dhënë legalitetin dhe legjitimitetin pavarësisë së Kosovës, me pyetjen kriminale që e bëmë në vitin 2009, se e kanë pasur ata të drerjtë për ndarje apo nuk kanë pasur, para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Vendimi i GJND’së ishte nënçmues dhe katastrofal për ne” ka theksuar Vuçiq.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vuciq-per-fat-te-keq-serbia-vet-e-ka-legjitimuar-pavaresine-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala