Vuçiq: Kompromisi me Prishtinën është kusht i Bashkimit Evropian.

Autori:Gazeta Fjala

vuciq

Kompromisi me Kosovën është kush i Bashkimi Evropian për rrugën e Serbisë drejt familjes së madhe evropiane.

Kështu ka thënë Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, shkruan Gazeta inFokus.
Vuçiq ka folur të martën rreth arritjes së mundshme të një kompromisi me Kosovën dhe pasojat në rast të dështimit të saj

“Nëse nuk arrijmë një kompromis me Prishtinën, që është kusht për progres në rrugën drejt BE-së, atëherë ajo mbetet “brenda vetvetes në çelësin e vet”, u shpreh Vuçiq duke u përgjigjur në pyetjen e mediave lidhur me vendimin e BE-së për të mos dhënë ‘dritë jeshile’ për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.

“Nuk varet nga ne, apo edhe Prishtina”, tha Vuçiq.

I pyetur nëse dialogu me Prishtinën është thjesht me qëllim të njohjes së Kosovës, Vuçiq tha se çdo ditë dëgjon ta quajnë atë një tradhtar.

“Mendoj se duhet të flasim dhe të përpiqemi të arrijmë një kompromis, pasi nuk mund të pretendojmë se konflikti i ngrirë është një zgjidhje e mirë”, tha ai./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vuciq-kompromisi-me-prishtinen-eshte-kusht-i-bashkimit-evropian/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala