Vuçiq kërkon kthimin e 204 mijë serbëve në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

largea_largea_largea_vuqiq-7-1369985033138164755713890867421390653671

Kryeministri i Serbisë, Aleksadar Vuçiq, gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar që shteti i tij refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, dhe është i vendosur në gjetjen e një zgjidhje politike përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ai ka deklaruar se Kosova po përballet me problemin luftërave të huaja, përcjell transmetuesi publik. Ai ka shtuar se krahasuar me popullatën Kosova ka më së shumti ushtarë në radhët e të ashtuquajturit Shteti Islamik dhe Levant.

Vuçiq gjatë fjalimit kërkoi kthimin e personave të zhvendosur gjatë luftës duke theksuar që janë rreth 204,000 persona të zhvendosur nëpër Serbi.

Lidhur dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës cilësoi si të nevojshëm për të mbajtur stabilitetin në rajon dhe për të rregulluar marrëdhëniet në mes të këtyre dy shteteve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vuciq-kerkon-kthimin-e-204-mije-serbeve-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala