Vuçiq e kërcënon Izetbegoviqin për Kosovën

Autori:Gazeta Fjala

v_1510658803-4825880

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka reaguar ashpër pas paralajmërimit të Bakir Izetbegoviqit se Bosnja dhe Hercegovina do ta njohë shtetin e pavarur të Kosovës.

“Disa mendojnë se Serbia nuk është mjaftueshëm e përulur dhe e poshtëruar dhe se vetëm një Serbi e përulur dhe e poshtëruar është Serbi e mirë”, ka thënë Vuçiq si reagim ndaj Izetbegoviqit.

“Ajo intervistë komplikon shumë gjëra në rajon”, ka thënë presidenti serb

Sipas tij, intervista e Izetbegoviqit për DW, ku flet për njohjen e Kosovës, do të ketë pasoja afatgjata politike dhe ligjore.

“Po të thosha unë që duhet pranuar pavarësia e Republikës Serbe, do të përfundoja në Hagë”, ka thënë Vuçiq, por duke “harruar” se Kosovën e kanë njohur 108 shtete të botës, kurse Republika Serbe është pjesë e Bosnjë.

Më pas Vuçiq kërcënon Bosnjën. “Shumë gjëra tashmë kanë ndryshuar me këtë intervistë. Përgjigjja serbe do të pasojë pas disa ditësh”, është kërcënimi i Vuçiqit për Bosnjën.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vuciq-e-kercenon-izetbegoviqin-per-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala