Vrasja në Lagjen e Spitalit, tre personat e dyshuar ndalohen për 48-orë

Autori:Gazeta Fjala

70174026_662106500968700_3103648556133646336_n-1-780x439

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dje në kryqëzimin e rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, ku si pasojë kanë vdekur dy persona dhe dy të tjerë janë lënduar, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë, personat me inicialet N.M., M.M., dhe F.R., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Prokurorisë, deri te përleshja fizike e më pastaj ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes të të dyshuarve, F.R., M.R., dhe B.M., N.M., M.M., të cilët kanë qenë të implikuar në këtë rast.

“Ndërkaq, si pasojë e të shtënave të ndërsjella, lëndime dhe plagë të rënda në vendin e ngjarjes kanë pësuar të dyshuarit me inicialet F.R., M.R., B.M., dhe kalimtari i rastit, tani i dëmtuari G.R. Në vendin e ngjarjes kanë reaguar menjëherë njësitet relevante duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka dalur në vendin e ngjarjes. Të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim në QKUK, mirëpo si pasojë e lëndimeve dhe plagëve të marra, kanë ndërruar jetë personat me inicialet B.M. dhe M.R. Me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë, personat me inicialet N.M., M.M., dhe F.R., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, dhe do të urdhërohet që të bëhet obduksioni, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes së tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vrasja-ne-lagjen-e-spitalit-tre-personat-e-dyshuar-ndalohen-per-48-ore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala