Vrasja e kosovares në Gjermani, arrestohet polici gjerman

Autori:Gazeta Fjala

kosovarja_1515770304-6425860

Pas gjetjes së kufomës së një gruaje 34 vjeçare nga Kosova në një banesë në Bad Langensalza (Landi Thüringen) është arrestuar një polic federal.

Sipas informacioneve të policisë, gruaja në fjalë ka vdekur natën e mbrëmshme nga plagët e revoles policore, shkruan thüringen24.de dhe mediat tjera gjermane.

Besohet se vdekja ka ardhur nga plumbat e një arme zyrtare të një polici federal, transmeton albinfo.ch.

Polici nga Bavaria dhe një person tjetër që janë gjendur në vendin e krimit, janë arrestuar dhe sërish janë lënë të lirë.

Në banesë, sipas informacioneve të MDR janë konfiskuar një armë shërbimi dhe një letërnjoftim i një zyrtari policor. Në banesë kishin qenë të pranishëm dy meshkuj të moshës 22 vjeçare, njëri nga të cilët pronari i banesës dhe partneri i gruas së vrarë, i cili është i njohur për policinë, ndërsa tjetri, zyrtari i përmendur policor. Të dy këta kishin qenë në gjendje të dehur.

Ende nuk është krejtësisht e qartë nëse arma e gjetur është përdorur për vrasjen e kryer dhe po ashtu nuk dihet saktësisht nëse gruaja ka vdekur nga qëllimi me armë. Një zëdhënëse e policisë thotë po ashtu se ende nuk dihet se cili nga personat ka qëlluar. Shkaktari i vrasjes do të zbulohet pasi të kryhet obduksioni.

Sipas gjendjes aktuale të hetimeve, përjashtohet vrasja e qëllimshme nga ana e policit. Kështu, hetimet mbi dyshimin se vrasja është bërë nga pakujdesia janë në vazhdim e sipër.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vrasja-e-kosovares-ne-gjermani-arrestohet-polici-gjerman/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala