Vrasja e dy vëllezërve në Malishevë, policia jep detajet

Autori:Gazeta Fjala

vras-1-780x439

Viagra Soft online Cialis Professional order Me datë 09.03.2018 në ora 01:10 stacioni policor në Malishevë ka marr informatë për një rast plagosje me armë zjarri në fshatin Plloqicë.

Sipas një njoftimi, patrullat policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se dy persona (vëllezër) në rrethana ende të pasqaruara janë plagosur me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tyre.

Të plagosurit fillimisht janë dërguar në QKMF-Malishevë ku është konstatuar vdekja e njërit nga viktimat ndërsa viktima e dytë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në QKUK.

Viktima janë: Sh.M, kosovar/shqiptar, lindur me 1973, si dhe B,M, kosovar/shqiptar, lindur me 1984.

“Të gjitha njësitë relevante policore përfshirë edhe prokurorin e shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore për identifikimin dhe arrestimin e kryesve të mundshëm të veprës penale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me motivet e mundshme të këtij akti kriminal deri më tani ato janë të panjohura.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vrasja-e-dy-vellezerve-ne-malisheve-policia-jep-detajet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala