Vojvoda sot ka punë të vështirë me Arsenalin, formacionet zyrtare

Autori:Gazeta Fjala

arsenal-600x360

Janë publikuar formacionet zyrtare në mes të Arsenalit dhe Standard Liege, për të cilin ekip luan edhe lojtari i Kosovës, Mergim Vojvoda

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës ka startuar në formacionin e sotëm të Standard Liege që nga minuta e parë, derisa në anën tjetër për Arsenalin ka startuar edhe Shkodran Mustafi.

Skuadra e Vojvodës ka startuar me një formacion tepër mbrojtës kundër Arsenalit 4-5-1 kurse për herë të parë pas afër një viti për Arsenalin kthehet mbrojtësi i djathtë Hector Bellerine.

Arsenali përndryshe ka startuar në këtë ndeshje me lojtarë të ri, madje Unai Emery sulmin ia ka besuar të rinjve të Arsenalit, Nelson, Martinelli dhe Maitland Niles që sot starton në sulm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vojvoda-sot-ka-pune-te-veshtire-me-arsenalin-formacionet-zyrtare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala