Vjosa Omani takohet me Arben Vitinë

Autori:Gazeta Fjala

92099301_1627246254099622_2551901698486435840_o-852x460

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me nënkryetarën Arbërie Nagavci, këtë të hënë shkuan në Ministrinë e Shëndetësisë.

Aty, u pritën nga i pari i kësaj ministrie Arben Vitia i cili ishte bashkë me zëvendësiministrat Sreten Trajkoviq dhe Izet Sadikun, shkruan.

Temë e këtij takimi ishte koordinimi institucional për menaxhimin e situatës me koronavirusin e ri.

“Znj. Vjosa Osmani në këtë takim falënderoi ministrin Vitia dhe të gjitha institucionet e përfshira në parandalimin e përhapjes së pandemisë në vendin tonë. Sipas saj, masat e ndërmarra në kohë kanë ndikuar që sot në vend të kemi një situatë më të mirë krahasuar me shtetet e rajonit.

Znj. Osmani tha se Kuvendi i Kosovës mbetet i përkushtuar që të bashkëpunojë ngusht përballë këtij “armiku të padukshëm”, i cili nuk njeh as ndarje politike e as etnike.

Ndërsa ministri Vitia e falënderoi znj. Osmani dhe znj. Nagavci për gatishmërinë e treguar, si dhe i njoftoi për së afërmi me Planin e Veprimit përmes së cilit do të operojnë institucionet e vendit.

Në këtë takim u ripërsërit qëndrimi se respektimi i masave parandaluese nga qytetarët është jetik në parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Ndër të tjera u disktua edhe për harmonizimin e veprimeve në raport me adresimin e çështjeve nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vjosa-omani-takohet-me-arben-vitine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala