Vjen reagimi i Saraçit që u përmend nga Flora Brovina

Autori:Gazeta Fjala

A4-600x360

Përfaqësuesja e Grupit të Shoqërisë Civile, Mevlyde Saraçi, e cila u akuzua nga deputetja e PDK-së Flora Brovina që ia kishte dorëzuar fotografinë për kinse dhunimin e një gruaje kosovare nga ushtarët serbë, të cilën e paraqiti dje në publik, ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me atë fotografi.

Përmes telefonit, ish- deputetja e LDK-së, i tha KosovaPress-it se hera e parë që e ka parë atë fotografi ka qenë dita e djeshme kur deputetja Brovina e prezantoi para mediave dhe në Kuvendin e Kosovës.

‘Po më vjen shumë keq që më paska përfshi në një situatë të tillë. Hera e parë që e kam parë atë fotografi është dita e djeshme kur me shumë vëmendje e kam përcjellë ngjarjen”, tha Saraçi.

Ajo madje tha se është e çuditshme se si në këto momente deputetja Brovina po kujtohet për të.

“Unë që nga viti 2007 jam e papunë, dhe Flora Brovina nuk u kujtua kurrë për mua, ndërsa u kujtua të më përfshijë në këtë rast. Por s’ka gjë, do të merrem me këtë çështje dhe do ta bëjë demantin e duhur”, tha Saraçi përmes telefonit.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, deputetja e PDK-së Flora Brovina pasi është intervistuar nga prokuroria në lidhje me fotografinë e publikuar e cila doli të jetë pjesë e një filmi pornografik irakian, tha se atë fotografi e kishte pranuar në vitin 2003 nga ish deputetja e LDK-së, Mevlyde Saraqi, e cila në atë kohë mbante postin e nënkryetares së Komisionit për Persona të Zhdukur.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vjen-reagimi-i-saracit-qe-u-permend-nga-flora-brovina/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala